Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar “AAPSK” dorëzon pllaka mermeri, gurë dekorativ dhe shtylla dekorative për përdorim tek Shërbimi Korrektues i Kosovës “SHKK”.
Sot me praninë e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së dhe z. Enver Krasniqi dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së z. Ismail Dibrani, në kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional është bërë dorëzim-pranimi i
Plakave mermeri në sasi prej 4890.24 m², gurë dekorativ në sasi prej 355.91 m² dhe shtylla dekorative gjithsejtë 1114 copa.
Kjo sasi e materialit ndërtimor e konfiskuar do të ndihmoj ne kursimin e buxhetit si dhe do te plotësoj nevojat e SHKK-se ne renovimin dhe realizimin e projekteve te tyre.
Drejtori Dibrani falënderoj z. Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhen te AAPSK-se për SHKK-në.