AGJENCIA PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SE SEKUESTRUAR DHE TË KONFISKUAR “AAPSK” BËNË DORËZIMIN E BANESËS SË KONFISKUAR, NË SHFRYTËZIM, KOMUNËS SË PRISHTINËS PËR PËRFITUESIT E SKEMËS SOCIALE

Është bërë dorëzim - pranimi i banesës së konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar “AAPSK” Komunës së Prishtinës per përfituesit e skemës sociale.

Banesa e konfiskuar me sipërfaqe S=97.30 m2, në Lagjen “Ulpiana”ob.E-30 L nr.4 në Prishtinë, i dorëzohet Komunës së Prishtinës në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes në mes AAPSK-së dhe KK Prishtinë.