
Agjencia dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë thellojnë bashkëpunimin
Mitrovicë, 10 shtator 2025 – U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Alban Sutaj, zhvilloi sot një takim pune me z. Bekim Veliqi, ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në vendimet gjyqësore që lidhen me shitjen e pasurive gjatë fazës së sekuestrimit.
Palët ndanë qëndrimin e përbashkët se ruajtja e vlerës së pasurive deri në përfundim të proceseve gjyqësore është thelbësore për të garantuar administrimin e duhur, transparencën dhe drejtësinë në procesin e konfiskimit.
Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së koordinimit institucional, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.