AAPSK-ja dhe Posta e Kosovës diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Prishtinë, 17 nëntor 2025 – Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), z. Alban Sutaj, së bashku me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.

Gjatë takimit u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet AAPSK-së dhe Postës së Kosovës, me fokus në proceset që mund të avancohen në shërbim të të dy institucioneve.

Të dy drejtuesit, z. Sutaj dhe znj. Rraci, potencuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vlerësuar se shkëmbimi i përvojave dhe harmonizimi i proceseve do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në punë.

AAPSK mbetet e përkushtuar të zhvillojë partneritete të tilla institucionale që mbështesin objektivat e saj ligjore dhe funksionale.