
AAPSK dhe Prokuroria e Shtetit intensifikojnë bashkëpunimin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar
U.D Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), realizoj një takim me u.d Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në:
• Planifikimin para sekuestrimit të pasurive,
• Parashtrimin e kërkesave në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara me synim ruajtjen e vlerës së tyre,
• Rritjen e koordinimit ndërmjet AAPSK-së dhe Prokurorisë së Shtetit në administrimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Gjatë diskutimeve, palët ritheksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe efikase për të garantuar ruajtjen e vlerës së pasurive dhe për të përmbushur objektivat e sundimit të ligjit.