
AAPSK dhe IKAP Forcojnë Bashkëpunimin për Rritjen e Kapaciteteve Profesionale
U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), z. Alban Sutaj se bashku me zv Udhëheqësen e Divizionit te Personelit znj. Nole Rexha-Kelmendi, zhvilloi një takim konstruktiv me U.d. Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), znj. Lule Isufi me bashkëpunëtor. Gjatë takimit u diskutua rreth listës së trajnimeve të planifikuara për stafin e AAPSK-së, me fokus të veçantë në trajnime të avancuara dhe të specializuara në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
U theksua rëndësia e përfshirjes së moduleve trajnuese që mbulojnë tema si: procedurat e pranimit të pasurive, vlerësimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ruajtja e vlerës së tyre, si dhe procedurat për shitjen e pasurive.
“Rritja e kapaciteteve profesionale të stafit është thelbësore për të siguruar një administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin,” theksoi z. Sutaj gjatë takimit.
Ky bashkëpunim synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të AAPSK-së, me qëllim të garantimit të një administrimi efikas te pasurive në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi