Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm te AAPSK-se z.Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë u prit nga Drejtori i Agjencisë për menaxhimin me Pronën e Konfiskuar në Maqedoninë e Veriut z. Driton Nebiu.

Agjencisë për Administrim të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara z. Enver Krasniqi, pati një vizite pune në Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar ne Maqedoninë e Veriut ku u prit nga drejtori i Agjencisë z. Driton Nebiu.

Qëllimi i takimit ishte njohja me funksionimin e Agjencive dhe menaxhimin i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në takim u shkëmbyen përvoja pune dhe nga ana e drejtorit te Agjencinë te Maqedonisë se Veriut z. Driton Nebiu u prezantua edhe vizioni dhe programi për dixhitalizim dhe përmirësim, me qëllim të avancimit sa më të mirë Agjencisë.

Drejtori Krasniqi e falënderoj për pritjen dhe njehë rit e njoftoj për pune dhe fushë veprimtarin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruar dhe te Konfiskuar ne Kosove.

Te dyja palët u dakorduan për përforcimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për përparim të përbashkët ne pajtim me legjislacioni e të dyja shteteve.