Mbahet takimi ndërmjet AAPSK-së dhe përfaqësuesve nga Departamenti i Thesarit te SHBA-ve

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm ne AAPSK z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtor priten në takim z. John J. Murphy Këshilltar i lartë nga Departamenti i Thesarit Amerikan – Zyra për asistence teknike – ekipi kundër krimeve ekonomike, me bashkëpunëtor si dhe përfaqësuesen e NJIF z. Flutura Blakqori.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi i nevoja për trajnime të autoriteteve Kosovare përgjegjëse për Parandalimin dhe Luftimin e Pastrimit te Parave  dhe Financimit te Terrorizmit ( PPP/LFT).

Z. Krasniqi e falënderoj z. Murphy për përkrahjen e Departamentit te Thesarit Amerikan - Zyrës ndërlidhës në Kosovë dhënë në të kaluarën për AAPSK-në dhe u zotua se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdoj edhe në të ardhmen.