Vizitë studimore e nje grupi të studentëve në AAPSK

Prishtinë, 24 Dhjetor 2025 - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK) priti në takim studentët e Kolegjit, të shoqëruar nga Prof. Dr. Nuhi Osmani.

Gjatë këtij takimi, studentët u informuan nga afër nga u.d Drejtori i Pergjithshem i Agjencise z. Alban Sutaj, lidhur me rolin, kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e AAPSK-së, si dhe për procedurat e administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar në Republikën e Kosovës. Vizita kishte për qëllim thellimin e njohurive praktike të studentëve dhe lidhjen e teorisë me praktikën institucionale, veçanërisht në fushën e së Drejtës Penale dhe Kriminalistikës.

z. Sutaj theksoj rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe përgatitjen profesionale të studentëve, duke i inkurajuar ata që të tregojnë interes dhe angazhim në fushat përkatëse të studimit.

Vizita u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe interesi të ndërsjellë, duke kontribuar në rritjen e njohurive praktike dhe profesionale të studentëve.