 
    AAPSK miraton Procedurat Standarde të Veprimit (PSV)
Prishtinë, 24 tetor 2025
Në kuadër të procesit të ristrukturimit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) si dhe në zbatim të Planit të Performancës për vitin 2025, janë hartuar dhe miratuar Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) të Agjencisë.
Procedurat e miratuara përfshijnë këto fusha kryesore të veprimtarisë së AAPSK-së:
- PSV për Pranimin, Regjistrimin dhe Vlerësimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
- PSV për Mirëmbajtjen dhe Ruajtjen e Vlerës së Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
- PSV për Shitjen, Dhënien me Qira dhe Dhënien në Shfrytëzim të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
- PSV për Asgjësimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
- PSV për Trajtimin Juridik të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar;
- PSV për Administrimin e të hyrave nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara si dhe Statistikën përkatëse.
Këto procedura do të shërbejnë si udhëzues praktik për rregullimin dhe unifikimin e veprimeve procedurale brenda Agjencisë, duke rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale.
Realizimi i këtyre PSV-ve është mundësuar falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së GIZ – Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për çka U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë z. Alban Sutaj shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të veçantë.



