
U. D Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në takimin rajonal për hetimet e aseteve digjitale në Shkup
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar z. Alban Sutaj mori pjesë në takimin rajonal të projektit Western Balkans Digital Assets Investigation Capability (WB DAIC), mbajtur në Shkup.
Takimi, i organizuar nga ERSOU dhe NCA e Mbretërisë së Bashkuar, bashkoi përfaqësues nga institucionet kryesore të rajonit për të ndarë përvoja mbi hetimet e krimeve financiare dhe menaxhimin e aseteve digjitale (kripto).
AAPSK theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve për gjurmimin, sekuestrimin dhe administrimin e pasurisë digjitale që rrjedh nga veprimtari kriminale.