
Takim Informues mes AAPSK-se dhe Mentorit të Ekipit të Përbashkët Hetimor (JIT)
Prishtinë, 17 Korrik 2025 – U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë (AAPSK), z. Alban Sutaj, pati një takim informues me z. Alan Edwards, i cili së fundmi është emëruar si mentor për Ekipet e Para të Përbashkëta Hetimore (JIT), që pritet të themelohen gjatë këtij viti në Kosovë. Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu z. Blend Zyrapi, Këshilltar pranë Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Takimi u përqendrua në mundësitë për një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv mes institucioneve të zbatimit të ligjit, me qëllim të krijimit të një precedent të suksesshëm që do të mundësojë përparimin procedural dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke u angazhuar për një funksionim të suksesshëm të drejtësisë dhe për mbështetje të qëndrueshme në realizimin e objektivave të përbashkëta.