
Takim ndërinstitucional për fuqizimin e bashkëpunimit në çështjet e administrimit të pasurive të sekuestruara
Prishtinë, 19 maj 2025
UD Drejtori i Përgjithshëm z. Alban Sutaj u takua sot me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama.
Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në çështjet që ndërlidhen me shitjen e pasurive në fazën e sekuestrimit. Qëllimi i këtij diskutimi ishte gjetja e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për ruajtjen e vlerës së pasurisë deri në përfundimin e gjykimit përfundimtar.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të praktikave të mira në administrimin efikas dhe të qëndrueshëm të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
Agjencia për Administrimin e pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta me institucionet e drejtësisë, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.