
Takim ndërinstitucional për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet AAPSK- se dhe APK-se
U. D Drejtori i AAPSK-se, z. Alban Sutaj, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), z. Yll Buleshkaj.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të rritjes së efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit. Palët diskutuan për rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve midis dy agjencive, si dhe për nevojën e bashkepunimit të vazhdueshëm që ndihmon në administrimin efektiv të pasurive të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.
Në takim u theksua se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit kërkojnë angazhim të përbashkët dhe veprime të koordinuara midis institucioneve përgjegjëse. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një sistemi më transparent dhe të drejtë në shërbim të qytetarëve.
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet relevante, me synim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e një qasjeje të drejtë dhe profesionale në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Prishtine, 6 maj 2025