
U.d Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-se z. Sutaj pritet ne takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu
Në një takim të zhvilluar në zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, është diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme. Tema kryesore e diskutimit ka qenë kërkesat e prokurorëve në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre. Po ashtu, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Prokurorisë së Prizrenit.
Në pjesën e çështjeve të ndryshme, është trajtuar edhe rëndësia e planifikimit para sekuestrimit të pasurive, për të siguruar një administrim më efikas dhe ruajtjen e vlerës së tyre. Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe përkushtimi të ndërsjellë, me synimin për forcimin e mëtejshëm të efikasitetit në trajtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e pasurive të sekuestruara.
Prizren 24 Prill 2025