PROGRAMI GLOBAL KUNDËR VËRSHIMEVE TË PALIGJSHME FINANCIARE
Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm të AAPSK-së z. Enver Krasniqi ka marre pjesë në Programi global kundër vërshimeve të paligjshme financiare "Nga trashëgimia në horizont: Festimi i përparimit dhe vizioneve të ardhshme" në organizim të GIZ-it, në Shkup nga data 24-25.09.2024.
Pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga institucionet e zbatimit te ligjit, gjyqësorit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe ekspertë të tjerë kanë paraqit praktikat më të mira në një përmbledhje reflektuese të rezultateve dhe përparimit të arritur në kuadrin e programit.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së në cilësinë e kryesuesit të panelit: Vlera e zhbllokimit: Zotërimi i menaxhimit të pasurive të konfiskuara nga kapja në shërbim: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, ka pas një prezantim lidhur me
"Menaxhimin e aseteve - Praktikat dhe sfidat më të mira në ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara në Kosovë”.