MBLEDHJA E PËRGJITHSHME VJETORE DHE SEMINARI – BAMIN 2024

Në kryesimin e Agjencisë për konfiskimin e pasurive në Maqedoninë e Veriut nga data 17-19.09.2024 është mbajt Mbledhja e Përgjithshme Vjetore BAMIN 2024 në Strugë.

Nga AAPSK pjesëmarrës ishin zëvendësuesi i Drejtori i Përgjithshëm z. Enver Krasniqi dhe zv. Drejtori i Departamentit për pranim, vlerësim, ruajtje të vlerës dhe shitje te pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar z. Alban Sutaj.

Ne takim morën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina pastaj Britania e Madhe, Kroacia, Greqia, Belgjika, Franca, Libia, Republika e Kazakistanit, Armenia, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina.

Në takim u diskutuan temat: Zhvillimet në nivel të BE-së në fushën e rikuperimit të aseteve dhe menaxhimit të aseteve; Përdorimi efektiv i BAMIN si një rrjet joformal i Menaxhimit të Aseteve; Përfitimet e BAMIN - Menaxhimi ndërkufitar i pasurive dhe ndarja e Aseteve; Zhvillimet në nivelet e rrjetit CARIN dhe EUROPOL - Programi i rishikimit nga homologët i BAMIN 2023 – 2025 si dhe u mbajt seminari  mbi menaxhimin e aseteve virtuale.