INAUGURIMI I ZYRËS PËR RIKTHIM TË ASETEVE

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm të AAPSK z. Enver Krasniqi ka marr pjese ne inaugurimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve e cila synon të rrisë kapacitetet e institucioneve të Kosovës në lidhje me gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, rikuperimin dhe riatdhesimin e aseteve që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Me këtë rast është z. Krasniqi ka nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të U.D Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe institucioneve të tjera ligj-zbatuese me qëllim të funksionalizimit të kësaj zyre.