MBAHET KONFERENCA ME TEMË “PLATFORMAT ELEKTRONIKE PËR MENAXHIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA”

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAPSK-së, z. Enver Krasniqi se bashku me zëvendësuesin e Drejtorin e PVRShPSK-se z. Alban Sutaj, me datën 21 Mars 2024 kanë marrë pjesë në Konferencën me temë “Platformat elektronike për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” në Sofje, Bullgari.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të autoriteteve kompetente në Bullgari për sa i përket rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve nga aktiviteti kriminal”, në bashkëpunim edhe me Rrjetin Ndërinstitucional të Menaxhimit të Aseteve Ballkanike (BAMIN).