Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë për
Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver
Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadorin z. Michael Davenport, Shef i
Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin
e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara “AAPSK”, z. Enver Krasniqi me
bashkëpunëtor, pritën në takim Ambasadori z. Michael Davenport, Shef i Misionit
të OSBE-së në Kosovë se bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Në takim u diskutuan sfidat e administrimit te pasurive te sekuestruara dhe
te konfiskuara ne veçanti, planifikimi i para sekuestrimit dhe ruajtja e vlerës
përmes shitjes se pasurive ne fazën e sekuestrimit.

Z. Krasniqi, gjatë takimit e njoftoi Ambasadori z. Michael Davenport për
punën, sfidat dhe të arriturat e AAPSK-së, e veçanërisht mbi mundësit qe në të
ardhmen pasurit e konfiskuara të mund të përdoren për interes te përgjithshëm -
ripërdorimi social i pasurive te konfiskuara.

E në anën tjetër, Ambasadori z. Davenport, e përgëzoi z. Krasniqi për punën
dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të AAPSK-së në
këtë fushë, ndërsa shprehu vullnetin dhe mbështetjen e OSBE-se, si në forcimin
e kapaciteteve, ashtu edhe në thellimin e koordinimit me aktorët vendorë.