Ministria e Drejtësisë në kuadër të angazhimeve të saja për përmbushjen e aktiviteteve në zbatimin e Ligjit Nr.03/L-141, për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka themeluar Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila është Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Pasi identifikimit të çështjeve të rëndësishme dhe konkrete me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar është bërë plotësim ndryshimi i Ligjit Nr.03/L-141 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, me Ligjin Nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Nr.12/14 prill 2016, Prishtinë), i cili e përcakton Agjencinë si organ qendror i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
UD. i Drejtorit të Përgjtihshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së
Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Z. Fadil Bunjaku
Tel: +383 (0)38/67 250
E:mail agjencia.aapsk@rks-gov.net